Showbiz

“U qorrofshi ju që shkoni votoni”, Hueyda El Saied i përvishet Neritan Cekës: Askush s’ma heq të drejtën (VD)

Dy ditë më parë, ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka i ftuar në Ora News, përmes një deklarate ka mallkuar të gjithë shqiptarët që do të shkojnë të votojnë më datë 30 qershor. Kjo e ka mërzitur shumë Hueyda El Saied.
Featured image of article: “U qorrofshi ju që shkoni votoni”, Hueyda El Saied i përvishet Neritan Cekës: Askush s’ma heq të drejtën (VD) Neritan Ceka dhe Hueyda El Saied.

Dy ditë më parë, Neritan Ceka ishte i ftuar në studion televizive të Ora News, ku përmes një deklarate u shpreh:

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”.

Pikërisht kjo deklaratë e tij e ‘inatosi’ shumë artisten e njohur, Hueyda El Saied, e cila përmes një shkrimi në rrjetet sociale i kthehet ‘ashpër’ Cekës, duke i saktësuar se këtë të drejtë që ajo gëzon nuk mund t’ja heq.

Postimi i Hueyda El Saied.

“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”, -shkruan Hueyda në postimin e saj në Instagram.

L.K/Dosja.al

Shto Koment