Sport

Futbollisti u qëllua me grusht në nofull, trajneri i Maliqit: Përjetuam tmerr, falënderojmë Zotin që dolëm gjallë

Sipas informacineve mësohet se i dhunuar ka mbetur futbollisti A.XH, i cili është dëgjuar me urgjencë në spital. Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në nogull, pasi është qëlluar me grush nga trajneri i ekipit kundërshtar.
Featured image of article: Futbollisti u qëllua me grusht në nofull, trajneri i Maliqit: Përjetuam tmerr, falënderojmë Zotin që dolëm gjallë Trajneri i dhunuar, Egli Malësia

KËLCYRË- Një ngjarje e shmëtuar ka ndodhur sot në ndeshjen Këlcyra-Maliqi, ku është dhunuar futbollisti i skuadrës verilindore.

Sipas informacineve mësohet se i dhunuar ka mbetur futbollisti A.XH, i cili është dëgjuar me urgjencë në spital. Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në nogull, pasi është qëlluar me grush nga trajneri i ekipit kundërshtar.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i skuadrës ka dhënë një deklaratë ku shprehet se ka përjetuar tmerr dhe falenderon zotin që janë gjallë, ai dhe lojtarët.

Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtareve ishte ne rrezik. Falënderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike, psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjalë me. Me lojtare te gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën më thoni ju a mund të luhet futboll? Sot në ndeshje me Këlcyrën një prej futbollisteve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”, u shpreh trajneri i Maliqit.

Dhuna është rishfaqur sot në ndeshjen Këlcyra-Maliqi. Një prej fubollistëve të Këlcyrës ka dhunuar kundështarin, i cili tashmë ndodhet në spital. Trajneri i Maliqit u shpreh pas ndeshjes se të gjithë ishin të friksuar. Këlcyra ka reaguar dhe shprehet se ndeshja ka qenë brenda normave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment