Aktualitet

U qëllua me 7 plumba dhe u la mbi një fuçi, mister motivi i vrasjes së taksistit 71-vjeçar nga Preza. Policia pret përgjigje nga Italia për…

Kështu Policia ka nisur hetimet edhe jashtë vendit, duke dërguar në Itali një kërkesë për të mësuar më shumë lidhur me jetën që dy djemtë e të moshuarve që jetojnë atje prej më shumë se dy dekadash.
Featured image of article: U qëllua me 7 plumba dhe u la mbi një fuçi, mister motivi i vrasjes së taksistit 71-vjeçar nga Preza. Policia pret përgjigje nga Italia për… Abdullah Budlla

TIRANË– Dy ditë kanë kaluar nga vrasja e mistershme e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla në Fushë Prezë dhe ende Policia nuk ka asnjë pistë hetimi për të zbardhur ngjarjen.

Kështu Policia ka nisur hetimet edhe jashtë vendit, duke dërguar në Itali një kërkesë për të mësuar më shumë lidhur me jetën që dy djemtë e të moshuarve që jetojnë atje prej më shumë se dy dekadash.

Ndonëse deri tani as viktima, as 3 djemtë e tij, qoftë ata në Itali, apo edhe djali tjetër që punon taksist pranë Rinasit, nuk rezultojnë problematikë apo me precedentë penalë dhe pa probleme me drejtësinë. “Historiku” i tyre i pastër ngre edhe më shumë pikëpyetjet lidhur me motivet e vrasjes së 71- vjeçarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por si ndodhi ngjarja?

Pasditen e dy ditëve më parë, Abudlla Budlla, 71 vjeç me profesion taksist është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij në Fushë Prezë. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment