Politike

“Arrêstojeni”, Vuçiç flet për protestat e Vetëvendosjes: S’e ndryshojnë dot marrëdhënien time me Ramën, njerëz pa vizion

Në një prononcim për mediat serbe, pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Zoran Zaev, u shpreh se protestat janë gjëra normale në demokraci dhe se kjo gjë nuk e shqetëson.
Featured image of article: “Arrêstojeni”, Vuçiç flet për protestat e Vetëvendosjes: S’e ndryshojnë dot marrëdhënien time me Ramën, njerëz pa vizion Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama

TIRANË– Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestën e Lëvizjes Vetëvendsje të cilët e pritën me tubime në Tiranë. Në një prononcim për mediat serbe, pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Zoran Zaev, u shpreh se protestat janë gjëra normale në demokraci dhe se kjo gjë nuk e shqetëson.

Ndër të tjera Vuçiç shtoi se protestat e Vetëvendosjes nuk e ndryshojnë dot marrëdhënien e tij me Ramën, pasi janë njerëz pa vizion.

“Protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem. Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien me Ramën apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien me mua. Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre,”– u shpreh Vuçiç për mediat serbe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vuçiç erdhi pasditen e sotme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment