Aktualitet

U premtohet para dhe punë, si bien të miturit shqiptarë pre e rrjetave të krimit në Angli, historia e Samet Matës

Jeta e shkurtër e Samet Matës ka qenë më traumatike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve.
Featured image of article: U premtohet para dhe punë, si bien të miturit shqiptarë pre e rrjetave të krimit në Angli, historia e Samet Matës Pamje nga shqiptarët në Angli

BRITANI E MADHE- I detyruar nga një baba i dhunshëm që të lypte në rrugë që prej moshës 11-vjeçare, i trafikuar në Britani nga bandat shqiptare në moshën 15-vjeçare – jeta e shkurtër e Samet Matës ka qenë më traumatike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve.

 

Samet Mata

 

“The Sun” ka publikuar historinë e Samet Matës, 18-vjeçarit shqiptar, i cili po përballet me mundësinë për t’u kthyer sërish në Shqipëri, pasi shkoi në Angli tre vite më parë me kamion. Ai arriti që t’i shpëtonte kontrabandistëve për të gjetur strehë të sigurt tek një familje kujdestare.

Pjesë nga artikulli:

 

 

Jo të gjithë të rinjtë shqiptarë që vijnë këtu janë kaq me fat. Të rinj të panumërt kanë rënë e jetës së krimit.  Gjithashtu edhe Endrit Vishaj hyri në Angli në mënyrë të paligjshme në moshën 16-vjeçare, gjithashtu i fshehur në një kamion që e çoi në Midlands. Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për trafik kokaine. Ai u kap në një park automjetesh duke drejtuar një BMË në të cilën policia gjeti dy kg kokainë me cilësi të lartë që kapnin vlerën 200,000, 55,500 paund para të gatshme – si dhe tarifën e tij prej 1.000 paund për punën.

 

Klevis Drazhi

 

Në mënyrë të ngjashme, Klevis Drazhi, 20 vjeç, u kap me 11 doza kokainë në Londër dhe u burgos për 18 muaj. Gjatë gjyqit ai u shpreh se ishte detyruar të furnizonte drogë nga një anëtar i mafies Shqiptare, pasi edhe ai hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Alfred Hamzaj, 22 vjeç, u burgos për tetë muaj pasi u kap me katër kilogramë kanabis. 22-vjeçari u shpreh se ishte bërë pjesë e botës së krimit pasi humbi punën në lavazhin e makinave për shkak të statusit të tij të paligjshëm të imigracionit.

Paraja e kokainës

 

 

Është tronditëse se si  disa prindër në Shqipëri po planifikojnë që djemtë e tyre adoleshentë të trafikohen në Britani, në mënyrë që të mund të bashkohen me bandat e krimit të organizuar për të kontrolluar tregun e kokainës. Tamara Barnett, eksperte nga Fondacioni i Trafikimit Njerëzor, tha: “Ekziston një ndjenjë e shpresës. Një në dy gra përjeton dhunë në familje, dhe dhuna ndaj fëmijëve është shumë e dëmshme. Familja mund të dojë që fëmija të ketë sa më shumë para dhe se shohin si mundësi për të arritur gjëra më të mira jashtë vendit. Por në rast se gjërat shkojnë keq, kjo është një plan rezervë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi i vetëm i huaj që trafikon njerëz në Angli.

Vitin që lamë pas numërohen rreth 947 raste të tilla, duke pësuar një rritje prej 50% që nga viti 2015.

Specialisti ndërkombëtar i zbatimit të ligjit Steve Harvey thotë se shumica e djemve trafikohen me miratimin e prindërve.

“Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, dhe ata u premtojnë një punë ose në rastin kur djemtë janë të mitur, ata u premtojnë atyre strehim, ose rroba.”

Grupi ‘Hellbanianz’

 

 

Një bandë shqiptare me qendër në Londër e quajtur ‘Hellbanianz’ ndan gjithmonë fotografi të armëve të tyre në internet. Të njohur si Mafia Shqiptare, grupet punojnë sipas kodeve të tyre tradicionale të “besës” – për të mbajtur premtime – dhe “kanunin”- duke ndjekur ligjet e lashta të gjakmarrjes. Dhjetëra bosa shqiptarë të drogës janë arrestuar dhe janë burgosur nëpër të gjithë Britaninë vitet e fundit.

Tani shqiptarët përbëjnë numrin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke shënuar shifrën prej 760.433 vetëm pak shifra pas Polonisë. Bandat përdorin mediat sociale për të tërhequr rekrutë të rinj, duke dërguar mesazhe mburrjeje për suksesin, makinat dhe paratë e tyre. Çdo javë bandat shqiptare zënë titujt e gazetave duke kontrabanduar dërgesa të mëdha kokainë direkt nga Evropa. Droga ndërkohë ka rënë në çmimin më të lirë që nga vitet 1990 dhe më e pastër se sa ka qenë për një dekadë.

Ëndrrat e copëtuara

 

Samet Mata

 

Tanimë Samet Mata nuk ka rrugë tjetër veçse të krijojë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar duke lënë pas abuzimet që ka pësuar në Shqipëri prej të cilave vuan nga stresi Post Traumatik. Tanimë ai studion zdrukthtari dhe po jeton një jetë të mirë. Megjithatë, për shkak se ai është tashmë 18 vjeç, Zyra e Brendshme synon ta deportojë Sametin në Shqipëri. Babai i tij kujdestar John Stokes ka nisur një fushatë për ta mbajtur atë në Angli.

“Në mënyrë tragjike, ëndrrat e tij janë copëtuar. Është në një situatë të dëshpëruar. Nëse ai kthehet në Shqipëri, ai do të bjerë menjëherë në duart e atyre që e trafikuan këtu ose do të përfundojë duke punuar si skllav diku tjetër, ose më keq, do të zhduket sepse askush nuk do ta kërkojë.”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment