Rajoni

U prek nga COVID-19, zyrtari shqiptar në Maqedoninë e Veriut shtrohet në spital

Kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është prekur nga COVID-19 dhe për momentin ndodhet i shtruar në spital.
Featured image of article: U prek nga COVID-19, zyrtari shqiptar në Maqedoninë e Veriut shtrohet në spital Ramiz Merko

MAQEDONI E VERIUT-Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, është konfirmuar me COVID-19. Mësohet se Merko aktualisht ndodhet në Klinikën Infektive të Shkupit.

Ai ka shkuar vetë në spital pas dyshimeve për prekjen nga COVID-19 dhe pasi ka rezultuar pozitiv është shtruar në Klinikë.

Që nga fillimi i pandemisë, në qytetin e Strugës janë konfirmuar 547 raste me koronavirus, ndërsa numërohen 142 persona aktivë. Situata me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut nuk është aspak e mirë, teksa në rang kombëtar numërohen mbi 13 mijë të infektuar, në mesin e të cilëve 10.210 të shëruar dhe 573 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment