Aktualitet

U prek nga COVID-19, ukrainasja lë Infektivin, jashtë kangjellave i rezervohet pritja e ngrohtë

Shtetasja nga Ukraina, e cila u prek nga COVID-19 pak ditë më parë ka lënë Infektivin. Në rrethimin jashtë Infektivit, iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe një buqetë me lule.
Featured image of article: U prek nga COVID-19, ukrainasja lë Infektivin, jashtë kangjellave i rezervohet pritja e ngrohtë Ukrainasja del nga Infektivi

TIRANË- Shtetasja ukrainase e cila u prek nga COVID-19, ka lënë infektivin. Jashtë rrethimit të Infektivit, ishte një djalë, i cili po e priste me lule në dorë. Tashmë ajo do të karantinohet për 14 ditë në banesë.

Shtetasja nga Ukraina u konfirmua pozitive me COVID-19 pak ditë më parë në Sarandë dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua tek Infektivi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1246, nga të cilët 983 kanë fituar betejën me virusin, ndërsa numri i viktimave është 34. Në spitain Infektiv për momentin ndodhen 30 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy prej tyre janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment