Aktualitet

U plagos dje në shpatull, zbardhet DËSHMIA e Ervis Caushollit, ‘korçari’ në Polici: S’kam konflikte… u sulmova nga njerëz që s’i kisha parë kurrë

Policia e Shtetit arrestoi sot Feliks Filen dhe Ersi Cekanin, ndërkohë që i shpallur në kërkim vazhdon të jetë Migert Qose dhe një person tjetër me inicialet A.C.
Featured image of article: U plagos dje në shpatull, zbardhet DËSHMIA e Ervis Caushollit, ‘korçari’ në Polici: S’kam konflikte… u sulmova nga njerëz që s’i kisha parë kurrë Ervis Çausholli dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANE- Një ditë pas përplasjes me armë zjarri në zonën para stadiumit në Elbasan, Ervis Causholli, alias “Vis Korçari”, ka mohuar të ketë patur një përplasje me armë zjarri të nisur më herët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se “Korçari” është shprehur në polici se “Nuk kam konflikte me asnjë, personat që më sulmuan i shihja për herë të parë”. 

Policia e Shtetit arrestoi sot Feliks Filen dhe Ersi Cekanin, ndërkohë që i shpallur në kërkim vazhdon të jetë Migert Qose dhe një person tjetër me inicialet A.C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, ku u plagos Ervis Causholli, i cili mori një plumb në shpatull pas një sherri për motive banale me Migert Qosen. Hetimi ende vazhdon dhe i shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Sipas njoftimit, Ervisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, ku edhe është arrestuar në flagrancë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment