Aktualitet

U drejtoi armën protestuesve në Kukës, kush shefi i Krimeve që u pezullua për armët e bandave në Elbasan

Albjon Xhitoni dyshohet se ka pasur komunikim të drejtëpërdrejtë me gazetarët dhe ka shpërndarë fotot e armatimeve.
Featured image of article: U drejtoi armën protestuesve në Kukës, kush shefi i Krimeve që u pezullua për armët e bandave në Elbasan Albjon Xhitoni, shefi i krimeve në Cërrik duke i drejtuar armën protestuesve

ELBASAN- Albjon Xhitoni, shefi i Krimeve në Cërrik, është pezulluar sot nga detyra. Bashkë me të u larguan përkohësisht nga puna dhe 4 efektivë të tjerë.

Ata akuzohen se kanë nxjerrë informacione në lidhje me me operacionin e policisë që zbuloi një depo armësh në përdorim nga banda kriminale në një magazinë karburanti në aksin Elbasan-Papër.

Më tej shtohet se Albjon Xhitoni  dyshohet se ka pasur komunikim të drejtëpërdrejtë me gazetarët dhe ka shpërndarë fotot e armatimeve.

Por kush ësthë Xhitoni?

Ai është një emër i njohur në situata problemetike në radhët e uniformave blu. Kujtojmë se në vitin 2015, në një protestë pa leje në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, Albjon Xhitoni, në atë kohë shef i Krimeve në Kukës, gjatë një përplasje me protestuesit që bllokuan qarkullimin e automjeteve, ka nxjerrë armën duke ua drejtuar protestuesve. Ku ka qenë një nga episodet, ku Xhitoni ka marrë vërejtje për ushtrimin e detyrës së tij.

Kujtojmë se magazina me armë të sofistikuara u gjet në Papër të Elbasanit. Më datë 1 korrik, një ditë pas atentit që iu bë vëllezërve Baho, ku mbeti i vdekur një prej tyre, 22-vjeçari Klevi, policia dhe RENEA nisën kontrollin të imtësishëm në zonën e Elbasanit.

Gjatë kontrollit ata zbuluan se në ambientet e një karburanti ishte një magazinë me armë të ndryshme të sifistikuara. Ende nuk dihet se si janë futur këto armë në Shqipëri pasi përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofitstikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara është shpallur në kërkim një person. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Beko që është njëkohësisht edhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku u gjetën armët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment