Politike

U përzgjodh nga ‘Deputeti që duam’, Bora Muzhaqi këshillon të rinjtë: Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja, punoni e mos u ankoni

VIDEO
E pranishme në prezantimin që bëri kryeministri Edi Edi Rama për skuadrën e Tiranës, Muzhaqi tha se Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja.
Featured image of article: U përzgjodh nga ‘Deputeti që duam’, Bora Muzhaqi këshillon të rinjtë: Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja, punoni e mos u ankoni Bora Muzhaqi
Përditësuar:

TIRANË– Bora Muzhaqi, e zgjedhura si kandidate për deputete në listën e Tiranës të Partisë Socialiste u ka bërë thirrje të rinjve që të punojnë e të mos ankohen. E pranishme në prezantimin që bëri kryeministri Edi Edi Rama për skuadrën e Tiranës, Muzhaqi tha se Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Dua t’ia jap fjalën Borës, të cilës iu dha mundësia për të punuar në administratë por që ishte dëshira e saj për tu larguar e për të kaluar në privat. Kanë kaluar më shumë se 7 vite nga kthimi i saj. Vendosi të sfidojë veten. Ajo është këshillare në një nga strukturat tona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bora Muzhaqi: Faleminderit kryeministër….(pastron zërin), ndjesë, kështu është kur nuk e pret fjalën. Jam këtu me ju dhe jam bashkuar falë një nisme shumë të bukur, isha një prej të përzgjedhurve në ‘deputeti që duam’ dhe ju falenderoj. Dua që të rinjtë të bashkohen me mua dhe dua tu them që Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja. Nuk duhet të ankohemi, duhet të punojmë fort. Dua tua them të gjithëve këtë në fakt, jo vetëm të rinjve. Të gjithë bashkë, siç jam unë këtu sot, ne e kemi të nevojshme. Jemi e vetmja alternativë.


LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment