Aktualitet

U përplasën me Policinë pak ditë më parë, dorëzohen në Komisariat 2 banorë të Astirit (VD)

Të dy ishin shpallur në kërkim pas përplasjes së dhunshme më uniformat blu, të cilët shkuan për t’u prishur banesat.
Featured image of article: U përplasën me Policinë pak ditë më parë, dorëzohen në Komisariat 2 banorë të Astirit (VD) Protesta në Astir (Ilustrim)

TIRANË- Dy banorë të Astirit janë dorëzuar sot ënë Policinë e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim pas protestës së 23 korrikut.

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj. Të dy ishin shpallur në kërkim pas përplasjes së dhunshme më uniformat blu, të cilët shkuan për t’u prishur banesat.

Kastrati dhe Sadikaj ishin të shpallur në kërkim nga policia që në datën 23 korrik menjherë pas arrestimet të disa banorëve të tjerë.

Burime bëjnë me dije se dy banorët e Unazës së re kanë deklaruar se nuk kishin djeni që ishin nën kërkim nga policia. Sipas tyre një gjë të tillë e kanë mësuar ditën e djeshme, duke u paraqitur kështu në komisariat pak minuta më parë.

Pak ditë më parë protesta e tek Unaza e Re është shoqëruar me tensione ku banorët janë përplasur sërish me Policinë, pasi shprehen se kanë frikë se mos u prishen banesat. Prej muajsh, banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment