Bota

U përplas me anijen greke/ Erdogan me tone të ashpra: S’do lejojmë banditizëm në Mesdheun lindor, Athina do e paguajë shtrenjtë çdo sulm ndaj “Oruc Reis”

Erdogan ka thënë se Turqia nuk përkulet ndaj presionit ndërkombëtar dhe ‘banditizmit’ në ujërat e kontestuara në Mesdheun lindor.
Featured image of article: U përplas me anijen greke/ Erdogan me tone të ashpra: S’do lejojmë banditizëm në Mesdheun lindor, Athina do e paguajë shtrenjtë çdo sulm ndaj “Oruc Reis” Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

TURQI– Turqia duket se nuk do të lëshojë pe edhe për një kohë të gjatë në raportet me Greqinë. Kjo pasi lideri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia nuk përkulet ndaj presionit ndërkombëtar dhe ‘banditizmit’ në ujërat e kontestuara në Mesdheun lindor. Më tej ai ka premtuar se do të vazhdojë kërkimet e naftës dhe gazit ashtu siç ishte planifikuar.

“Anija turke që kërkon për hidrokarbure do të vijojë punën e saj mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës deri më 23 gusht, përkundër presionit në rritje dhe kërcënimeve për sanksione. Asnjëherë nuk do i përkulemi banditizmit në shelfin tonë kontinental. Ne nuk do të tërhiqemi përkundrejt gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve. Qëllimi i Ankarasë është të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj.”-deklaroi Erdogan.

Erdogan ka thënë se vendi i tij po përpiqet ta bëjë këtë në çdo fushë. Prej kohësh Turqia është përfshirë në një përplasje të tensionuar detare me Greqinë, pasi Ankaraja çoi para planet e saj të kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor.

Qeveria turke beson se e drejta ekskluzive për ta bërë këtë pasi arriti një marrëveshje vitin e kaluar me qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Libi. Megjithatë, vendet e tjera, përfshirë Greqinë, i shohin veprimtaritë e Ankarasë si një sulm në ujërat e tyre. Anija turke‘Oruc Reis’, që u dërgua për të eksploruar për gaz pranë në ishullit grek Kastellorizo ​​këtë javë, është e shoqëruar nga disa anije ushtarake turke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se të mërkurën anijet luftarake nga të dy palët u përfshinë në një përplasje të vogël. Ankaraja ka paralajmëruar se Athina do të ‘paguajë një çmim të rëndë’ nëse ‘Oruc Reis’ sulmohet.

Burimi: AA 

A.C/Dosja.al

Shto Koment