Sport

U përfol se u rrah nga bashkëlojtarët, futbollisti i Partizanit Deian Boldor tregon të vërtetën për mediat rumune

Megjithatë, vetë futbollisti rumun e mohon diçka të tillë.Duke folur për gazetën “Gazeta Sporturilor”
Featured image of article: U përfol se u rrah nga bashkëlojtarët, futbollisti i Partizanit Deian Boldor tregon të vërtetën për mediat rumune Deian Boldor-Futbollist i Partizanit

TIRANË– Deian Boldor është pjesë e Partizanit prej një viti. Futbollisti rumun së bashku me katër lojtarë të tjerë, rezultuan me koronavirus, prandaj nuk luajtën mbrëmë, në barazimin 1-1 ndaj Tiranës. Mediat në kryeqytet raportuan se lojtarin e kishin rrahur disa shokë skuadre, para pallatit ku ai banon, për shkak se i kishte infektuar. Megjithatë, vetë futbollisti rumun e mohon diçka të tillë.Duke folur për gazetën “Gazeta Sporturilor”, Boldor hedh poshtë gjithçka që është raportuar në media dhe jep versionin tij të ngjarjes. “Unë kam koronavirus, është e vërtetë, por jam në shtëpi dhe jo i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më telefonojnë të më pyesin nëse kam pasur sherr”, shprehet Boldor.

Mbrojtësi i Partizani më tej shton: “Nuk është e vërtetë që ka pasur sherr. Askush nuk është arrestuar, nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht kemi diskutuar në një grup ‘ËhatsApp’-i. Është shumë e shëmtuar që arriti deri këtu kjo histori”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment