Showbiz

U përfol për miqësinë e krisur me Jonida Vokshin, pas heshtjes reagon për herë të parë Elvana Gjata (FOTO)

Elvana Gjata më në fund ka publikuar një foto nga dasma e mikeshës së ngushtë, Jonida Vokshit.
Featured image of article: U përfol për miqësinë e krisur me Jonida Vokshin, pas heshtjes reagon për herë të parë Elvana Gjata (FOTO) Këngëtarja, Elvana Gjata dhe aktorja, Jonida Vokshi.

TIRANË– Pak ditë më parë, median rozë e përfshiu lajmi i ditës: Martesa e Jonida Vokshit me Besnik Krapin. Pjesë e kësaj dasme sigurisht që ishin mjaft të ftuat VIP, mes tyre dhe Elvana Gjata. Mikeshë e ngushtë që prej vegjëlisë e aktores, Elvana Gjata kishte një rol të rëndësishëm në dasmë, atë të celebrueses.

Në ditën e saj më të rëndësishme Jonida Vokshi kishte zgjedhur si personin për të kurorëzuar dashurinë e saj, mikeshën e zemrës, këngëtaren Elvana Gjata.

Por, ndërsa të gjithë mendonim se Elvana Gjata do të ishte më entuziaste dhe do të ndante në rrjete sociale momentet e lumtura të shoqes së saj, këngëtarja heshti(Lexo këtu).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë ditën e djeshme ajo për herë të parë ka reaguar pas lajmeve, duke ndarë një foto të dasmës në InstaStory. Përqafuar me Jonida Vokshin dhe Besnik Krapin, mjaft e buzëqeshur, Elvana Gjata e dha një përgjigje!

Postimi i Elvana Gjatës.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment