Showbiz

U përfol gjatë në media/ Xhemi Shehu nuk duron dot më, konfirmon largimin nga ‘Portokalli’

FOTO
Ditën e sotme Xhemi e ka konfirmuar vetë këtë lajm duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale.
Featured image of article: U përfol gjatë në media/ Xhemi Shehu nuk duron dot më, konfirmon largimin nga ‘Portokalli’ Xhemi Shehu

TIRANE– U bë kohë që në media qarkullon lajmi se moderatorja Xhemi Shehu është larguar nga programi i humorit Portokalli, të cilin e ka drejtuar prej shumë vitesh. Madje u tha se ajo kishte dorëzuar dorëheqjen e saj në ambientet e Top Channel por asgjë nuk u konfirmua nga vetë moderatorja.
Deri më sot…

Ditën e sotme Xhemi e ka konfirmuar vetë këtë lajm duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale. Ishte Arbana ajo që postoi një foto me Xhemin ku shkruante: “Mëngjese të bukura me zemrën”. Dhe në sy ra një koment që e pyeste Xhemin: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Koment- Xhemi Shehu

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje, duke e lënë pezull të ardhmen e saj në televizion.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment