Bota

U përdor kundër HIV, kjo është kura që mund t’i japë fund koronavirusit, studiuesit: Për katër javë është gati për përdorim

Prodhuesi shprehet se Leronlimab, u përdor për të trajtuar një grusht pacientësh të sëmurë rëndë në spitalet e Neë York, një çifti që ishin gati t'u hiqeshin ventilatorët.
Featured image of article: U përdor kundër HIV, kjo është kura që mund t’i japë fund koronavirusit, studiuesit: Për katër javë është gati për përdorim Një asistent që mban mostra të testit të koronavirusit.
Përditësuar:

NEW YORK- Studiuesit e ndërmarrjes bioteknike Cyto Dyn besojnë se ilaçi që ështëe përdorur kundër HIV-it mund të luftojë COVID-19. Studiuesit shprehen se ilaçi Leronlimab është në fazën e dytë të testimit me Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe potencialisht mund të aprovohet për përdorim brenda katër javësh.

Prodhuesi shprehet se Leronlimab, u përdor për të trajtuar një grusht pacientësh të sëmurë rëndë në spitalet e Neë York, një çifti që ishin gati t’u hiqeshin ventilatorët.

Unë mendoj se FDA do të jetë e gatshme të punojë me ne,”– tha CEO i CytoDyn, Nader Pourhassan për NYThe Post.

“Me një studim në Kinë që tregon nivelin e vdekshmërisë në mesin e pacientëve COVID-19 që kërkojnë ventilatorë mekanikë në më shumë se 85 përqind, botës i duhet dëshpërimisht një terapi që mund të ndihmojë këtë popullatë pacientësh,” shtoi Pourhassan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studimet fillestare tregojnë se leronlimab mund të zvogëlojë reagimin imunitar tepër aktiv, i njohur si një stuhi citokine, që mund të shkaktohet nga infeksioni i koronavirusit. 

Ndërkohë mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.  Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 19 persona kanë ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment