Aktualitet

U operua në krah dhe sy, Artan Hoxha nxjerr foton e Preng Gjinit pas operacionit: Po jeton jashtë, ndihet i frikësuar në Shqipëri

I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha tha se Gjini është i vetmi nga vëllezërit që ka mbetur gjallë si pasojë e përplasjeve dhe hakmarrjes me fisin Reçi, dhe për shkak të frikës në Shqipëri është larguar jashtë vendit.
Featured image of article: U operua në krah dhe sy, Artan Hoxha nxjerr foton e Preng Gjinit pas operacionit: Po jeton jashtë, ndihet i frikësuar në Shqipëri Preng Gjini dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e Preng Gjinit, pas operacionit që kreu Turqi, pas atentatit që iu bë më 15 shtator të këtij viti. I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha tha se Gjini është i vetmi nga vëllezërit që ka mbetur gjallë si pasojë e përplasjeve dhe hakmarrjes me fisin Reçi, dhe për shkak të frikës në Shqipëri është larguar jashtë vendit.

Hoxha shtoi se Gjini është operuar në sy dhe në krah dhe se tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore.

 “Atë e shpëtoi Zoti. Unë besoj se ai ndodhet jashtë shtetit, jo në Shqipëri. Ai është operuar në sy dhe krah. Kjo foto është pasi ka dalë nga spitali. I uroj shëndet, se është i vetmi që ka mbetur nga vëllezërit Gjini. Preng Gjini ka dhënë deklarime, problematika e tij në Shqipëri ishte kjo, që ai edhe pse ruhej u bë viktimë e një atentati, në kushtet kur nuk ka parë siguri, ndjen edhe rrezikun dhe u largua edhe nga Shqipëria dhe mendon se është më i sigurt, por në serial vrasje janë bërë edhe në Romë edhe në Belgjikë. Atentatori, rezulton që të jetë një italian, kemi histori edhe të vrasjeve me pagesë. Atentati u krye me telekomandë dhe pamjet dëshmojnë kush është autori, e ka parë me sy të lirë kur ndodhi shpërthimi dhe iku, por nuk është identifikuar. Dyshimet janë se është italian dhe u soll me pagesë, por nuk është bërë e mund të zbulohet,”- tha Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjini ra pre e një atentati ën Tiranë më 15 shtator. Ai shpëtoi me dëme të mëdha shëndetësore dhe pas kurimit në spitalin e Traumës, familjarët e nisën për në Turqi. Gjini është vëllai i Armando 9Tonin) Gjinit që gjithashtu ngeli i vrarë si pasojë e një atentati. Fisi Gjini njihet për përplasjet me fisin Reçi që datojnë nga viti 2016.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “U operua në krah dhe sy, Artan Hoxha nxjerr foton e Preng Gjinit pas operacionit: Po jeton jashtë, ndihet i frikësuar në Shqipëri

Shto Koment