Aktualitet

“U nxituan”, Anila Hoxha tregon detaje nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja: Autorët u ngutën

Gazetarja Hoxha tha se ky nuk është atentati i parë në ecje.
Featured image of article: “U nxituan”, Anila Hoxha tregon detaje nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja: Autorët u ngutën Pamje nga atentati dhe gazetarja Anila Hoxha

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” e pyetur për ngjarjen që ndodhi 3 ditë më parë në Durrës, mbi atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, u shpreh se ky nuk është atentati i parë që kryhet në ecje.

Pyetje: Ka elementë të rinj që janë shtuar kësaj ngjarje?

Anila Hoxha: Nuk është atentati i parë që bëhet në ecje. Kjo tregon që në Durrës, por jo vetëm përplasjet janë aq të forta dhe kanë dalë hapur. Bëhet fjalë për ngjarje ku janë  eliminuar personazhe të njohur. Nuk e dimë ende se kush ishte shënjestra, Arjan Ndoja apo Landi Muharremi. Nuk pyesin më për rreziqet.

Pyetje: Ishte atentat me qëllim vrasjen apo mesazhin? Ky ka qenë një atentat i ngutshëm që duhej kryer. Ata kanë ndjekur për muaj të tërë prenë e tyre. Unë e kam takuar Arjna Ndojën në spital dhe ai më tha

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit tw shtunwn në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment