Kuriozitete

U njohën 30.000 m në qiell, historia e bukur e dashurisë së Anës dhe Seanit

Dy të rinj teksa kishin marrë të njëjtin avion, për fluturimn e tyre, rastësisht u ulën afër njëri-tjetrit, dhe që nga ai moment jeta e tyre ndryshoi. U takuan mbi 30 mijë metra lartë nga toka, dhe sot janë të martuar.
Featured image of article: U njohën 30.000 m në qiell, historia e bukur e dashurisë së Anës dhe Seanit Anna dhe Sean, çifti që u njoh në avion

PORTUGALI- Historia më e bukur e dashurisë që keni dëgjuar ndonjëherë do të jetë kjo që do të lexoni më poshtë.  Anna Gorga dhe Sean Kavanagh janë takuar rastësisht gjatë një fluturmi me avion. Ku mund të ketë takim më të bukur se, të takosh njeriun e jetës mbi 30,000 metra nga toka.

Katër vjet më parë Anna dje Sean po fluturonin drejt Lindjes së Mesme për të dhënë mësim në kampe verore. Por më parë ato u ndalën në arkipelagun e Azores në Portugali për të parë festimet e demëve.

Kavanagh ra në dashuri me këto ishujt mahnitës Portugez, kulturën dhe kuzhinën e tyre të jashtëzakonshme, për të mos përmendur grykat e pjerrëta, shkëmbinjtë e thepisur dhe detet me ujin e kristaltë.

Ndërkohë, 27-vjeçarja Anna Gorga kishte marrë pushimet dhe kishte zgjedhur po këtë vend ku u ndal dhe Sean.

“Unë isha duke vrapuar nga demat dhe ajo po kalëronte me kuajt. Ne nuk u tuakuam atje njëri-tjetrin, por u njohëm në pasi fluturuam më pas për në Lisbonë.”- tregon Kavanagh për CNN Travel.

Asnjëri prej tyre nuk e dinte as nuk e mendonte se mund të gjente dashurinë e jetës në këtë fluturim.

“Kur mendoj sesi u takuam, duket e pamundur,” thotë ajo. “Ishte rastësi e pastër, vetëm një takim me fat,” thotë Kavanagh.

Gorga ishte ulur nga dritarja kur Kavanagh hipi në aeroplan. Ata nuk i folën njëri-tjetrit, ata mezi arritën ta shikonin njëri-tjetrin për shkak të një pasagjeri tjetër të ulur mes tyre.

“Por pas largimit, gruaja pranë meje pyeti nëse do të kalonim, sepse ajo me të vërtetë dëshironte të shikonte nga dritarja,” thotë Kavanagh.

Ai ishte dakort dhe papritur u gjend i ulur Anës. Të dy vunë re të qeshurën e njëri-tjetrit .

“Më kujtohet menjëherë, padyshim, duke menduar se ai ishte shumë i lezetshëm dhe shumë i ëmbël”, thotë ajo.

Dy të huajt filluan të bisedojnë. Ata u befasuan edhe vet sesi nisën të bisedojnë kaq papritur.

Kur avioni u ul në Lisbonë, biseda vazhdoi edhe gjatë kohës kur u ulën duke pirë një kafe në aeroport. Të dy e kuptuan se kjo rastësi do t’i bashkonte shumë shpjet e nuk do të përfundonte kaq shpejt.

Ata u ndanë bashkë si miq, por Gorga, e cila thotë se është një realiste e egër, mendoi se nuk do ta shihte më kurrë këtë burrë. Ata jetuan në kontinente të ndryshme.

Megjithatë, dy të rinjtë i  lanë mundësi njëri-tjetrit të flsinin edhe pasi u ndanë.

“Unë thuajse me shaka i thashë: ‘Po, nëse kaloni pranë Cyrihut, vetëm më njoftoni, ne mund të pimë një kafe,” kujton Gorga. “Dhe pastaj ai e mori në fakt shumë seriozisht.”

Para se të mbaronte vera, Kavanagh kishte udhëtuar drejt Cyrihut  dhe ishte takuar për diçka serioze me Anën, si martesa.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment