Aktualitet

U nisën nga përtej Adriatikut për të ndihmuar Shqipërinë në luftën ndaj COVID, 7 mjekët italianë mbërrijnë te Infektivi

FOTO
Shtatë mjekët italianë të nisur nga vendi fqinj për të ndihmuar Shqipërinë, kanë mbërritur sot tek spitali Infektiv.
Featured image of article: U nisën nga përtej Adriatikut për të ndihmuar Shqipërinë në luftën ndaj COVID, 7 mjekët italianë mbërrijnë te Infektivi Mjekët italianë

TIRANË -Shtatë mjekët e nisur nga Italia për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për të parballuar sitautën me COVID-19, janë parë sot në ambjentet e spitalit Infektiv. Së bashku me mjekët, Italia ka nisur edhe një ngarkesë prej 500 mijë maskash.  Grupi prej 7 mjekësh nga Italia zbarkoi në aeroportin e Rinasit më 30 korrik.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, deklaroi disa ditë më parë, se kjo ishte një mënyrë për t’i kthyer solidaritetin Shqipërisë.

Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin. U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash. Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment. Jemi me ju”, shkruante ministri italian para disa ditësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë muajit mars një grup prej 30 mjekësh e infermierësh shqiptarë u nis drejt Italisë, për të ndihmuar vendin fqinj në përballjen me COVID-19. Grupi i mjekëve u stacionua në spitalin e Brescias dhe qëndruan 1 muaj në Itali. Gjesti u përshëndet edhe nga kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili falenderoi homologun e tij për ndihmën.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment