Bota

U nisën në lundrim shëndoshë e mirë, si u infektuan me Covid-19 detarët duke qëndruar 35 ditë në det të hapur. MISTERI që ka trazuar Argjentinën

Mediat e huaja kanë bërë me dije se varka e peshkimit Echizen Maru në port ditën e djeshme duke qenë se shumica e ekuipazhit kishte shfaqur simptoma të koronavirusit.
Featured image of article: U nisën në lundrim shëndoshë e mirë, si u infektuan me Covid-19 detarët duke qëndruar 35 ditë në det të hapur. MISTERI që ka trazuar Argjentinën Anija e lundrimit

ARGJENTINË- Argjentina po përpiqet të zbulojë se si u infektuan 57 marinarë pas 35 ditësh të kaluara në det, duke qenë se këto të fundit kishin rezultuar4 negativ në momentin që ishin nisur për lundrim.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se varka e peshkimit ‘Echizen Maru’ në port ditën e djeshme duke qenë se shumica e ekuipazhit kishte shfaqur simptoma të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë duke thënë se 57 nga 61 personat që ishin në anije janë infektuar me virus duke shtuar se ky fakt i ka habitur të gjithë pasi ata kishin kryer karantinë 14 ditore para se të niseshin dhe testi ka rezultuar negative.

Tani, vetëm dy detarë janë negativë për virusin, dhe rezultatet priten për dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit  të cilët janë shtuar në spital.

“Eshtë e vështirë të përcaktohet se sa ishin të infektuar sepse nuk kishin qenë në kontakt me askënd për 35 ditë dhe ishin furnizuar me ushqim nga porti i Ushuaia”, thotë epidemiologu Alejandra Alfaro në Tierra del Fuego.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekipi tani po përpiqet të përcaktojë kronologjinë e simptomave për të përcaktuar kronologjinë e infeksionit. Kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Ushuaia, Leandro Ballatore, thotë se inkubacioni 35-ditor nuk është përshkruar ende.
Numri i rasteve të COVID-19 në Argjentinë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 100,000, dhe më shumë se 1900 kanë vdekur.

Burimi:batimes.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment