Aktualitet

U nis me urgjencë në Itali, gruaja e mjekut Dobi kërkon para nga shqiptarët, thirrja e Sonila Meços: Kontribuoni, këto janë të dhënat e llogarisë

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meço shkruan se Dobi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Itali dhe u bën thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë duke dhuruar para në llogarinë e gruas së mjekut.
Featured image of article: U nis me urgjencë në Itali, gruaja e mjekut Dobi kërkon para nga shqiptarët, thirrja e Sonila Meços: Kontribuoni, këto janë të dhënat e llogarisë Mjeku Drini Dobi

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka publikuar të dhënat e llogarisë bankare të Florida Dobit, gruas së mjekut që sot u nis drejt Italisë në gjendje të rënduar për shkak të infektimit me Covid-19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meço shkruan se Dobi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Itali dhe u bën thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë duke dhuruar para në llogarinë e gruas së mjekut.

Gazetarja shton më tej se do të ketë një falendërim zemre për këdo që ndihmon Dobin, qoftë edhe më lutje. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dashur miq, të njohur e të panjohur, që u ndodh të lexoni këtë status e që ndoshta jeta u ka çuar të paktën një herë të merrni këshilla e mjekim nga mjeku i njohur neurolog, Doktor i Shkencave Mjekësore Drini Dobi ju kërkoj pak vëmendje: Dr. Dobi është nisur për një kurim të specializuar jashtë vendit, pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga covid-19. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital. Ende në kushte të vështira shëndetësore, por me shpresën e inkurajuar edhe nga mjekët italianë, Dr. Drini mund t’ja dalë. Por duhen javë trajtimi e qëndrimi në spital për të gëzuar plotësisht atë ditë. Ndaj një grup kolegësh, nga spitalet, klinikat dhe Urdhëri i Mjekut të Tiranës, miq e të njohur, dashamirës e njerëz zemërbardhë janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit. Ngjan paradoksal ky postim në kushtet e një ndihme që duhej të qe e garantuar për jetët, që shpëtojnë jetë, por këto janë kushtet, të imponuara në një mënyrë a tjetër në një vend krizash të njëpasnjëshme. Këto janë të dhënat e numrit të llogarisë, vënë në dispozicion për të risjellë mes nesh, në sallat e neurologjisë duke kontribuuar sërish për ne mjekun e të gjithëve, Drinin tonë të shtrenjtë. Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!”- shkruan Meço.

Të dhënat

Gjendja shëndetësore e neurologut Drini Dobi është rënduar. Paraditen e sotme, Dobi është nisur me urgjencë drejt Italisë, për një trajnim më të specializuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment