Aktualitet

U ndoqën në det me snajipera e helikopterë, lirohen tre skafistët shqiptarë për 10 mijë euro (EMRAT)

Gjykata vendosi ndaj tyre, që të shkojnë tre herë në muaj në Polici dhe me kushtin e garancisë pasurore me nga 10 mijë euro secilit.
Featured image of article: U ndoqën në det me snajipera e helikopterë, lirohen tre skafistët shqiptarë për 10 mijë euro (EMRAT) Pamje nga operacioni

GREQI- Lirohen tre shqiptarët e arrestuar gjatë megaoperacionit të zhvilluar në ujrat greke pranë kufirit me Turqinë në detin Egje.

Pavarësisht se skafistët shqiptarët akuzoheshin se po transportonin rreth 1 ton kanabis nga Shqipëria, nëpërmjet Greqisë për në Turqi, Gjykata e Volosit i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata vendosi ndaj tyre, që të shkojnë tre herë në muaj në Polici dhe me kushtin e garancisë pasurore me nga 10 mijë euro secilit.

Tre shqiptarët e liruar nga qelia janë:  Aleksandër Brozi 25 vjeç, Hajri Shehaj 42 vjeç dhe Renato Dalipaj 42 vjeç , të tre nga Vlora kanë mohuar të kenë lidhje me drogën e kapur në shpellën në ishullin Piperos. Ndërsa shqiptari tjetër Gjergji Xhezo 35 vjeç tregoi vendin sekret ku ishte lënë droga por është shprehur që jo vetëm që nuk ka lidhje por edhe se nuk i njeh bashkëkombasit e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Droga brenda shpellës

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion teksa ndiqte dy gomonet. Policia e Shtetit reagoi menjëherë duke mohuar faktin se në gomone nuk ka pasur drogë dhe se ato nuk janë nisur nga Shqipëria.

Marrë nga E-thessalia.gr

(k.m/dosja.al)

Shto Koment