Sport

U mund 6-0 nga Spanja, Federata gjermane vendos për të ardhmen e trajnerit Joachim Low

Pas humbjes 0-6, disa thashetheme ishin përfolur për një divorc të mundshëm midis palëve . Ishte Bierhoff që pas ndeshjes mohoi çdo largim
Featured image of article: U mund 6-0 nga Spanja, Federata gjermane vendos për të ardhmen e trajnerit Joachim Low Joachim Loew

GJERMANI-Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri në Euro 2021. Ky është vendimi i presidentit të federatës gjermane Fritz Keller, drejtorit të ekipit përfaqësues Oliver Bierhoff në takimin zhvilluar në Munich. Pas humbjes 0-6, disa thashetheme ishin përfolur për një divorc të mundshëm midis palëve . Ishte Bierhoff që pas ndeshjes mohoi çdo largim.

“Padyshim që do të vazhdojmë me Low edhe në të ardhmen. Kjo ndeshje nuk ka ndryshuar asgjë për prespektivën tonë. Ne besojmë ende te Joakim Low, nuk ka asgjë dyshim në lidhje me këtë. Tani duhet që të analizojmë gabimet tona dhe të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm”, ka thënë Bierhof.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment