Politike

“U morën me flokët e vetullat e saj”/ Ilir Beqja i kërkon falje nga Kuvendi Najada Çomos, gjen “zgjidhjen” për COVID: Shihini njerëzit në Instragram, e kupton kush shkel ligjin

Në fjalën e tij, ai ka kërkuar punë në terren për ndëshkimin e të gjitha shkeljeve, duke i bërë edhe një dedikim shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo. 

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka shprehur rezervat e tij lidhur me “luftën” e koronavirusit. 

Në fjalën e tij, ai ka kërkuar punë në terren për ndëshkimin e të gjitha shkeljeve, duke i bërë edhe një dedikim shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me COVID është në territor. Pardje ka pasur një sulm ndaj doktoresh Najadës. Ajo është shefe e shërbimit, nuk e njihte kërkush se nuk donte të dilte në televizor. Politika u mor me ngjyrën e saj të flokëve, tek forma e vetullave dhe me familjen e saj. Unë dokotoresh Najada të kërkoj falje,“-u shpreh deputeti. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment