Politike

“U merrni të keqen”, Vojo Bregu komenton deklaratat e Ramës dhe Veliajt: Pranuan fajin publikisht, dhuratë për SPAK

Në një status në rrjetet sociale, Bregu shkruan se kjo ishte një pranim faji dhe një dhuratë ë Rama e Veliaj i bënë SPAK (Prokurorisë së Posaçme), e cila aktualisht po heton Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, të cilët e zbuluan skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste.
Featured image of article: “U merrni të keqen”, Vojo Bregu komenton deklaratat e Ramës dhe Veliajt: Pranuan fajin publikisht, dhuratë për SPAK Vojo Bregu

TIRANË– Vojo Bregu, kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka konsideruar si pranim faji deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët sot thanë publikisht se patronazhistët janë të Partisë Socialiste.

Në një status në rrjetet sociale, Bregu shkruan se kjo ishte një pranim faji dhe një dhuratë ë Rama e Veliaj i bënë SPAK (Prokurorisë së Posaçme), e cila aktualisht po heton Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, të cilët e zbuluan skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste.

“Ndërkohë që SPAK po heton Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, autorët e survejimit masiv të qytetarëve duket se po rrëfejnë krimin. I pari ishte urdhëruesi, Edi Rama, i cili e mohoi disa herë që nuk është lista e PS ajo që ka dalë. Sot u shfaq si i penduar i drejtësisë. Pranoi që patronazhistët janë të Partisë Socialiste, duke konfirmuar akuzën se procesi i survejimit është vepër e tij. Madje u doli në mbrojtje survejuesve të lagjeve, duke kërcënuar qytetarët. I dyti ishte punëmbaruesi i Ramës. Erion Veliaj duke imituar shefin per forcë zakoni, u bë padashje i penduari i dytë i drejtësisë. Edhe ai pranoi që patronazhistët janë të PS dhe u premtoi atyre mbrojtje. Pranimi i fajit publikisht, është një dhuratë që Rama dhe Veliaj i bënë SPAK. Një dhuratë për hetimin, që prokurorja speciale nuk mund të mos e pranojë. Sa kohë ajo të mendohet nëse do të thërrasë urdhëruesin dhe punëmbaruesin që pranuan fajin publikisht, ne në datën 25 duhet tu japim ndëshkimin tonë. Atyre dhe fuksave të tyre. Të gjithë në kuti për të mbrojtur veten nga përgjuesit,”- shkruan Bregu.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Bushati dhe Shkullaku janë marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me këtë çështje. Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga media që drejtohet pre tyre, Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët. Por SPAK nuk e ka quajtur këtë një krim zgjedhor, ndërsa dje mori në pyetje dy botuesit por asnjë nga zyrtarët e lartë të PS.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment