Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.
Në afërsi të rotondos mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bankinën anësore dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.
Tre të rinjtë kanë marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ku personi i parë që nuk ka mundur të shpëtoj ka qenë Orest Shabani ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.
Një nga dëshmitarët të cilët ka nxjerr dhe trupat nga mjeti tregon se ishte diçka e tmerrshme pasi që nga momenti që kishin njoftuar policinë dhe ambulancën u desh 50 minuta për të ardhur dhe për t’i transportuar në spital.
“Makina ishte shtypur goxha shumë, ishte bërë copa. U munduam të hapnin derën, por ajo nuk hapej. Vetëm, një çun kishte dalë jashtë, dy të tjerët ishin brenda. Ishte njëri i cili ishte mbrapa me kostum të kuq, dhe ai djali që ishte para, por kokën nuk ia shikonim dot se tavani ishte i shtypur. U thashë atyre çunave që ishin lart që të dilnim nga ana e poshtme pasi mund të na zinte makina poshtë. Pastaj erdhën disa të tjerë, u mblodhën shumë makina këtu, por nuk po dinim çfarë të bënim se ata ishin keq. Ishte dhe shumë errësirë, terr. Kur pyeta ata çunat që ishin, a keni telefonuar dikë polici ,ambulancë, po më thanë, i kam telefonuar dhe unë dy herë vetë. Por patrullat kanë ardhur pas 50 minutash. Pastaj u munduam vetë që të nxirrnim atë shoferin, s’donim dhe ta lëviznim shumë se kishim hall mos e dëmtonim. Pastaj kur erdhi ambulanca, pas 50 minutash ishte vetëm një shofer dhe një infermiere. Pastaj i futëm të tre”, tregon Klajdi Ndrecka.
Më tej ai shton se pamja tronditëse që pa, të heq dëshirën për të jetuar në Shqipëri.
Për “Top-Channel”, ai rrëfeu: Më mirë të mos e kisha parë, ishte një tmerr. Të heq dëshirën për të jetuar në këtë vend. U martova të dielën dhe pasi pushova gjatë të hënës po udhëtoja në Fier për të bërë disa pagesa, por ajo që pashë ndikoi negativisht. Ishte e tmerrshme. Nuk do doja kurrë të shikoja një gjë të tillë. Telefonova disa herë Policinë, por nuk erdhën. Pasi i nxorëm trupat e të tre personave atëherë erdhi zjarrfikësja, ndërsa policia jo.”
Dëshmitari thotë më tej se shteti duhet të ndërhyjë pasi kjo nuk është ngjarja e parë që humbin jetën njerëz: “Mesa dimë nga jashtë, në një vend kur bëhen disa aksidente merren masa , bëhet rruga, gjenden shkaqet, këtu nuk bëhet asnjë gjë. Ky është një mesazh për politikanët”.
Marrë nga Top Channel
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- “Të sjellim Alvinin e vogël në shtëpi“. Asambleja legjislative e Liguria miratoi sot unanimisht axhendën e paraqitur nga nënkryetari i Lidhjes, Paolo Ard...
ITALI– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin “Digger”, ku një biznesmen shqiptar dhe gruaja e tij në bashkëpunim me disa persona të tjerë vidhnin mj...
FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për proshim dhe shitje të lënëve narkotike. Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se të rinj...
FUSHË KRUJË- Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidneti automobilistik.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një nga të plagos...
TIRANË- Policia e shtetit ushtroi një kontroll masiv në ambientet e agjencive doganore në Tiranë në kuadër të një hetimi të madh kundër paligjshmërisë. Gja...
TIRANË– Kanë ardhur letërporositë nga Belgjika dhe Italia në lidhje me dosjen “Toyota Yaris” duke rihapur hetimet për dosjen e 3.4 milionë eurove që u gjet...
LUSHNJE– Bardhok Planaj, i njohur gjithashtu si “Kumbari i Shkodrës” ka thyer masën “arrest shtëpie” duke përfunduar sërish në prangat e Policisë.NJOFTIMI I PLO...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion. Sipas vendi...
DEVOLL- Një aksident i rëndë është shënuar në Devoll, pasi një 36-vjeçar që drejtonte mjetin e tip Benz ka përplasur për vdekje një të moshuar.Sipas info...
TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës dështuan të provonin para Gjykatës Administrative të Apelit të martën se p...