Aktualitet

U lirua një javë më parë pasi kishte kryer 49 vjedhje, i riu shqiptar arrestohet sërish. Policia i gjen kokainë në banesë (EMRI)

Lumturi Luli, është arrestuar dhe policia gjatë kontrollit në banesë edhe 70 gram kokainë, e cila ishte e ndarë në doza të gatshme për t’u shitur.
Featured image of article: U lirua një javë më parë pasi kishte kryer 49 vjedhje, i riu shqiptar arrestohet sërish. Policia i gjen kokainë në banesë (EMRI) Policët dhe sendet e sekuestruara

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar në Itali është arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se trafikonte drogë. Lumturi Luli, është arrestuar dhe policia gjatë kontrollit në banesë edhe 70 gram kokainë, e cila ishte e ndarë në doza të gatshme për t’u shitur.

Po ashtu atij i janë gjetur dhe 765 euro para të gatshme dhe të gjithë materialet për paketim e lëndës narkotike. Tashmë, karabinierët kërkojnë një masë të re arresti për të riun, ku në dosjen e mëparshme për vjedhje është shtuar edhe ajo për drogë.

Por Luli akuzohet për pjesëmarrje në 49 grabitje nëpër apartamente. Ai ishte arrestuar javën e kaluar për grabitje por u lirua me kusht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga hetimet që filluan në Trecastelli, hetuesit arrijnë të zbulojnë përfshirjen e Lalës në vjedhje duke filluar nga tetori i vitit të shkuar deri në shkurt të këtij viti. Hetuesit dyshojnë se Lala ka shitur përreth 4 muaj, rreth gjysmë kg kokainë, e cila shitet nga 75-90 euro për gram, e vlerësuar në rreth 40 mijë euro në total.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment