Aktualitet

Strehoi dy familje të prekura nga tërmeti, biznesmeni nga Lezha nxjerr pamjet e kontrollit të policisë: Na bastisën e na dhunuan, po hakmerren personalisht ndaj meje. Si më bënë hajdut (VD)

Në një denoncim të dërguar në redaksinë e Dosja.al, biznesmeni nga Lezha, Anton Frroku shprehet se kontrolli në lokalin e tij është ushtruar pa mandate dhe se policia ka terrorizuar familjarët e strehuar dhe familjen e tij gjithashtu.

LEZHË– Një biznesmen akuzon policinë e Lezhës se i është furu për kontroll të befasishëm në ambjentet e lokalit të tij, të cilin e kishte liruar për të strehuar dy familje të prekura nga tërmeti.

Në një denoncim të dërguar në redaksinë e Dosja.al, biznesmeni nga Lezha, Anton Frroku shprehet se kontrollli në lokalin e tij është ushtruar pa mandate dhe se policia ka terrorizuar familjarët e strehuar dhe familjen e tij gjithashtu.

Ai ka dërguar edhe video nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit të tij ku shihet se si mbi dhejtë policë futen në biznesin e tij për kontroll. Kamerat kanë filmuar edhe pjesën kur efektivët futen brenda lokalit apo edhe kur kontrollojnë makinë që ndodhet e parkuar përpara tij.

Biznesmeni shprehet se ky kontroll është bërë për hakmarrje personale nga ana e një efektivi policie. Gjithashtu shton më tej se gjatë kontrolli në magazinën e lokalit i janë marrë disa vegla pune, si trepan, kaçavida, çekic etj me qëllimin për të ngritur ndonjë akuzë ndaj Frrokut.

Gjithashtu biznesmeni shprehet se dy persona janë dhunuar nga efektivët e policisë, janë marrë në pyetje gjatë 96 orëve që kanë qenë të arrestuar nën dhunë psikologjike, në mënyrë që të pranojnë një krim që s’e kanë kryer.

U kisha liruar ambienten e lokalit dhe te baneses 2 familjeve te demtuara nga termeti policia e Lezhes ushtron një kontroll te befasishem duke terrorizuar jo vetem familjaret por dhe gjithe lagjen me nje Shoë spektakolar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.Nje kontroll pa mandat 2.kane terrorizuar 2 familje qe u ishite leshuar ambienti si pasoje e termetit . 3.Ofendohen,dhunohen psiqikisht dhe fizikisht familjarët. 4.Kontrolli ne ambiente u bë pa prezencen e askujt pasi policia e terbuar si lejonte prezent. 5.Gjatë kontrollin te makines jane demtuar sedilet,kroskoti dhe grabitur rreth 4 mije euro etj etj. 6.Gjatë kontrollit ne magazinen e lokalit janë marre disa vegla pune si trapon,kaçavida,çekiç me qellim qe ta krijojne diçka per akuzë.

Nje radio e bodigardit ne banak ,nje ore dhe nje shpatë te varur me murë. Mbi keto sende pa vlerë jane munduar qe te krijojne nje akuze ne polici duke rrah fort dy të pafajshem qe te pranojne te pakten nje krim të kryer. Mbas 96 orëve arrestim ne pytje te vazhdueshme nen dhunen psiqike dhe fizike pa te drejte avokati. Mbas 96 orëve Gjykata jep vendimin. Arrestim i paligjshem,”- shkruan ai në denoncimin e dërguar në Dosja.al.

Anton Frroku është gjihashtu personi për të cilin Policia e Shtetit solli një njoftim zyrtar ku shkruante se personi në fjalë ishte kapur duke grabitur shtëpinë e një gruaje bashkë me tre persona të tjerë. Edhe për këtë lajm, biznesmeni shprehet se është gjithçka e sajuar nga i njëjti efektiv që i bastisi biznesin, por pa përmendur emër.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment