Aktualitet

U kthye në detyrë pasi fitoi betejën me Covid-19, shefja e Infektivit dedikim mjekut Kraja, ndaj FOTOT nga spitali: Ishte gëzim dhe motiv për ne!

Najada Çomo shkruan se doktor Kraja ishte një gëzim dhe motivim për stafin mjekësor dhe se ishin të nderuar që ta kishin mes tyre.
Featured image of article: U kthye në detyrë pasi fitoi betejën me Covid-19, shefja e Infektivit dedikim mjekut Kraja, ndaj FOTOT nga spitali: Ishte gëzim dhe motiv për ne! Pamje nga Infetivi

TIRANË– Rikthimi i profesor Dhimitër Krajës në detyrë, edhe pse kaloi koronavirusin ka prekur kolegët e tij. Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh emocionues për mjekun, duke postuar edhe foto të tijat nga brenda spitalit Infektiv. 

Në statusin e saj, Çomo shkruan se doktor Kraja ishte një gëzim dhe motivim për stafin mjekësor dhe se ishin të nderuar që ta kishin mes tyre.

“Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte gëzim dhe motiv për ne! Një personalitet që populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh! Je personalitet”, shkruan Najada Çomo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhimitër Kraja, u rithyer në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend për të ndihmuar kolegët e tij me fluksin. Por për fat të keq u infektua dhe vetë. Tani mjeku është i shëruar plotësisht dhe është rikthyer në punë për të ndihmuar me pandeminë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment