Politike

Vrasja e Klodian Rashës/ Haxhiu: Kur u vranë 4 protestues asnjë nuk dha dorëheqjen, Berisha: Ekzekutimi i 25-vjeçarit akti më i rëndë në 30 vite, Lushaj- gazetarit: Duhet ta provosh dhimbjen e humbjes… dhe të flasësh (REPLIKAT)

Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se Klodian Rasha u ekzekutua pas shpine dhe se ky akt nga ana e policisë përbën aktin më të rëndë gjatë 30 viteve. 
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës/ Haxhiu: Kur u vranë 4 protestues asnjë nuk dha dorëheqjen, Berisha: Ekzekutimi i 25-vjeçarit akti më i rëndë në 30 vite, Lushaj- gazetarit: Duhet ta provosh dhimbjen e humbjes… dhe të flasësh (REPLIKAT) Sali Lushaj, mbështetës i PD dhe Sali Berisha, ish-kryeministër
Përditësuar:

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është krahasuar vrasja e Klodian Rashës me vrasjet në 21 Janari. Në studio gazetari Baton u shpreh se opozita e sotme nuk mund të kërkojë dorëheqjen e ministrit, kur në atë kohë nuk u largua askush dhe pse vdiqër 4 protestues. Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se Klodian Rasha u ekzekutua pas shpine dhe se ky akt nga ana e policisë përbën aktin më të rëndë gjatë 30 viteve.

 “Duke ndjekur OPINION! Miq, ekzekutimi shteteror pas shpine perben aktin shteteror policesk me te rende ne 30 vitet e fundit. Por ne kete status qellimi im eshte te hedh poshte fake neës, trillimet e Baton Stanishiq qe leshoi sonte ne Opinion, i cili dihet se ka vetem nje mision konstant, te mbroje me cdo kushte Zografin Bis. Keshtu ai, per te lehtesuar pergjegjesine ligjore dhe morale te autorit te vrasjes se Koldian Rashes dhe avoketerve te tij Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, krahasoi vrasjen e Klodian Rashes me vrasjen e 4 demostrueseve me 21 janar. Kesaj i thone te krahasosh te pakrahasueshmet per te mbrojtur krimin. Lidhur me sa me siper sqaroj: 1-asnje demostrues nuk eshte qelluar me arme zjarri, nuk eshte vrare as dhe plagosur nga policia. Kjo e fundit ka marre lavderime publike nga komuniteti nderkombetar me daten 22 janar. 2- demostruesit jane qelluar nga ushtaret e gardes ne kushtet e zbatimit te ligjit te gardes te miratuar nga parlamenti i PS 3- Eshte lajm i rreme pretendimi i avokatit te Rames se demostruesit u qelluan me urdher. Ky eshte nje trillim sepse garda nuk vepron me urdher por vetem me ligj. Komandant i grupit te zjarrit te gardes me 21 janar ka qene Agron Male kryetari aktual i PS dhe Bashkise se Burrelit, i cili ne prokurorine e Ina Rames ka deklaruar se nuk kemi patur urdher. 4- Me dt 21 janar 2011 ne ora 19:00 kam dale para mediave dhe kam shprehur ngushellimet familjeve te viktimave, denuar vrasjet dhe kerkuar hetim te plote. 5-Edi Rama qe rri prej 5 ditesh ne Neë York edhe per shopping pas ekzekutimit shteteror te Klodian Rashes jo vetem nuk ka ngushelluar familjen dhe denuar vrasjen por ka heshtur sikur nuk ka ndodhur asgje dhe akoma me keq ai fsheh emrin e vrasesit duke inkriminuar nje polici te tere per qellime politike. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë pasi gazetari Blendi Fevziu lexoi reagimin e Sali Berishës është përgjigjur dhe Baton Haxhiu i cili tha se sot po vritet për herë të dytë Klodian Rasha.

“E vranë sot për herë të dytë Klodianin, pasi mbron një akt vrasës të vetin duke e anashkaluar krejt aktin e vrasjes dhe vrasjen e Klodianit e quan vrasje shtetërore. Një vrasje nga një i çmendur i policisë e krahason me urdhrin për të vrarë katër vetë. Këto janë gabime që bëhen në pleqëri”, u shpreh Batoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por “sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi menjëherë pas kësaj ka ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i ish-truprojës së Sali Berishës, Sali Lushaj, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale i është drejtuar gazetarit duke i thënë se duhet ta provoj dhimbjen e humbjes se anetarit të familjes e më pas të flas dhe të komentojë.

Po ashtu ai është ndalur dhe te protesta e cila është organizuar nga vetë djali i tij i njohur ndryshe si Stresi duke thënë se ky i fundit do të ngrejë zërin sa herë që të bëhen padrejtësi

“Miredita miq e armiq!
Mbreme ne emisionin e Fevziut, Gospodine Stanishiç foli sipas porosise se Neë Yorkut!!!
Baton une nuk flas me gjuhen tende sepse je nje kadaver qe endet ne oborrin e KM se Kosova te njeh mire se si e sa mashkull je se burre hiç e hiç. Ne fakt fjalet jane per ata qe degjojne e jo per nje kadaver gazetareseke e politike si ti. Djali im ka lindur ne internim ndryshe nga ti qe te pelqen ta quash vendlindjen Kosovo e Metohije. Im bir nuk protestoi dje, atij ju kthye “dejavu” skena e 28 Nentorit e vitit 2000. Duhet ta provosh dhimbjen e humbjes se anetarit te familjes e mandej te tentosh te nxjerresh qofte dhe nje fjale. Megjithese ku di ti cfare eshte dhimbja se ate ta ka larguar me kohe UDB e Millosheviçi. Femijte e mi nuk jane vegla partiake e as do behen ndonjehere, PO ata do ngrejne zerin sa te jene gjalle per çdo padrejtesi qe behet ne kete vend. Eshte hera e fundit qe merrem me ju. Besoj qe ti di te llogarisesh, nese jo pyet ata qe ke rreth vetes.”-shkruan ai.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment