Aktualitet

U kapën pa maska, gjobiten 666 qytetarë, lokali ndëshkohet me 1 milion lekë, tetë të shoqëruar në polici

VIDEO
Gjithashtu, 8 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

TIRANË– 666 qytetarë u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse dhe u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë. 

Gjithashtu, 8 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi nga Policia e Shtetit. U konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 666 qytetarë. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment