
ELBASAN– Policia ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po transportonin tre persona me nënshtetësi të huaj.
Dy shtetas po transportonin nga Korça, 3 shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 150 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit: H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç, banues në Korçë.
Njoftimi i policise:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihen në pranga 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 3 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin nga Korça, 3 shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 150 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit: H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Elbasan, duke transportuar 3 shtetas të huaj me mjetin e tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(A.B)/Dosja.al