Aktualitet

U kapën me kokainë dhe kanabis, policia jep detajet për dy të arrestuarit në Dhërmi

Policia ka arrestuar dy persona në Dhërmi, pasi u kapën me doza kanabisi dhe kokaine.
Featured image of article: U kapën me kokainë dhe kanabis, policia jep detajet për dy të arrestuarit në Dhërmi Foto ilustruese

VLORË -Policia ka arrestuar dy persona në dhërmi, pasi u kapën me lëndë narkotike. Në mjetin e shtetastit B.Xh., u gjetën dhe sekuestruan 2 doza me kokainë, ndërsa pas kontrolleve në banesën e tij, u gjetën të mbjella disa fidanë kanabis.

Gjithashtu ra në pranga edhe 23-vjeçari E.T., pasi gjatë kontrolleve, iu gjetën 54 doza me kanabis.

Njioftimi i policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Finalizohet një tjetër operacion antikanabis, i koduar “Dhërmiu”. Goditen dy raste të tjera të posedimit të lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës për kultivim të kanabisit. Policia vë në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra doza kanabis dhe kokainë, asgjësohen fidanë kanabis. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet, jo vetëm në territor, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, por edhe për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla. Shërbimet e Policisë, pas kontrollit të ushtruar në Dhërmi, në automjetin “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin B. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar 2 doza lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e këtij shtetasi në Dhërmi, ku janë evidentuar të mbjellë edhe disa fidanë kanabis. Në përfundim të këtyre veprimeve, shtetasi B. Xh., 28 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, në ambientet e një karburanti, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment