Aktualitet

U kapën me armatim të rëndë në Tiranë, GJKKO lë në burg nëntë të arrestuarit!

Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla janë personat që mbeten në burg.
Featured image of article: U kapën me armatim të rëndë në Tiranë, GJKKO lë në burg nëntë të arrestuarit!

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të arrestuarit gjatë operacionit ku i zbuluan 18 baza armatimi dhe u zbardhën 3 ngjarje kriminale.

Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla janë personat që mbeten në burg.

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prova më e fortë e SPAK është dëshmia e Enver Jamakut. Në sajë të këtij operacioni policia dhe SPAK goditën 18 baza armatimesh dhe sekuestrën një arsenal të sofistikuar armësh. Gjithashtu në sajë të këtij operacioni u zbardhën edhe tre ngjarje kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky grup kriminal u godit pak ditë më parë, pas një operacioni nga Policia e Tiranës, FNSH dhe Forcat RENEA, ku u zbuluan e shkatërruan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment