Aktualitet

U kapën me rreth 56 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi (Video)

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, në zonën e quajtur Agio Dimitri, pasi u kapën me 53 pako me 55 kg 650 gram marijuanë të fshehura brenda në mjetin e tyre.
Featured image of article: U kapën me rreth 56 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi (Video) Droga e sekuestruar nga policia greke
Përditësuar:

GREQI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohen për trafik droge.

Mësohet se policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Mjeti është ndaluar në zonën e  qujatur Agio Dimitri, Artë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët, përkatësisht 52 dhe 63 vjeç. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kg 650 gram marijuanë si dhe 2 celularë.

Shto Koment