Aktualitet

U kapën me 3 milionë euro kokainë, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.
Featured image of article: U kapën me 3 milionë euro kokainë, arrestohen 3 shqiptarët në Itali Droga e sekuestruar në Itali

ZVICËR- Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kapën me 12 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro. Shqiptarët janë përkatësisht moshës 23, 29 e 39 vjeç.

Ata udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjeteve ku udhëtonte shqiptari 23- vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.

Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos dhe rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg secili.

Burimi: Rainews.it

(a.m/dosja.al)

Shto Koment