Aktualitet

U kapën brenda fermës me 2 milion paund kanabis, dënohet me dy vjet burg shqiptarët në Britani të Madhe

Dy shqiptarë që kujdeseshin për kanabisin në një fermë vetëm 250 m larg stacionit të policisë, janë dënuar me 2 vjet burg nga gjykata.
Featured image of article: U kapën brenda fermës me 2 milion paund kanabis, dënohet me dy vjet burg shqiptarët në Britani të Madhe Ferma e kanabisit dhe shqiptarët e arrestuar

BRITANI E MADHE-Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë dënuar me dy vite burg për kultivim kanabisi. Ata kishin ngritur një fermë kanabisi me 2 milion paund drogë, 250 m larg stacionit të policisë në Southen Essex. Mësohet se shqiptarët e dënuar janë Emiljan Gjura 31 vjeç dhe Ermir Reshiti 35 vjeç.

Më shumë se 3000 bimë kanabis u gjetën nga Policia e Essex gjatë operacionit. Gjura dhe Reshiti kishin detyrën për t’u kujdesur për bimën narkotike.

Ata u shprehën në gjykatë, se kishin ardhur në Britani të Madhe, për të fituar para për të ndihmuar familjen e tyre. Megjithatë ata nuk pranuan të nxjerrin emrat e atyre që i kishin rekrutuar. Sipas mediave britanike, shqiptarët qëndronin ilegalisht në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë dhe përshtatur nga Daily Mail

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment