Aktualitet

U kap me armë Walther me 15 fishekë pa leje, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.
Featured image of article: U kap me armë Walther me 15 fishekë pa leje, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër Arma qe iu sekuestrua te riut

SHKODËR- Forcat Shqiponja në Shkodër kanë arrestuar një 34-vjeçar të cilit iu gjet një armë zjarri pa leje. E.P, 34 vjeç, iu gjet armë zjarri pistoletë model “Walther” me 15 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Shkodër- Kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme.

Kontrollet nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me 15 fishekë.

Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment