Bota

U kap me tre mijë doza kanabis, gjykata fal reperin: Droga i nxit krijimtarinë

Sipas Gjykatës, lënda narkotike e ka ndihmuar artistin që të ketë krijimtari.
Featured image of article: U kap me tre mijë doza kanabis, gjykata fal reperin: Droga i nxit krijimtarinë Sofian Naich

ITALI– Reperi Sofian Naich, i njohur me emrin e artit Kaprio është falur nga Gjykata e Torinos edhe pse është kapur me 3 mijë doza hashash e marijuanë. Sipas Gjykatës, lënda narkotike e ka ndihmuar artistin që të ketë krijimtari.

“Naich po krijon muzikë rep me emrin artistik të ‘Kaprio’ dhe dihet që në kontekste dhe mjedise të caktuara artistike ka një përdorim mjaft të rastësishëm të barnave, veçanërisht ato që konsiderohen të lehta dhe të përshtatshme për nxitjen e krijimtarisë artistike. Prandaj duhet të konsiderohet e besueshme që i riu e mbante drogën si për përdorim personal ashtu edhe për transferime që synonin konsumimin në grup,”- shkruhej në njoftimin e Gjykatës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 26 tetor të vitit 2020, reperi u vu në pranga pasi në shtëpinë e tij u gjetën mbi 3 mijë doza lendë narkotike.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment