Aktualitet

U kap me pistoletë në doganë/ Zbulohet se kush ia bëri dhuratë “Audi Q7” Fjolla Morinës, këngëtarja u suprizua para 4 ditësh (FOTO)

Mësohet se makinën luksoze "Audi Q7", Fjolla Morinës ia ka dhunuar i dashuri i saj para 4 ditësh.
Featured image of article: U kap me pistoletë në doganë/ Zbulohet se kush ia bëri dhuratë “Audi Q7” Fjolla Morinës, këngëtarja u suprizua para 4 ditësh (FOTO)

KUKËS-Detaje të tjera kanë dalë nga arrestimi i këngëtares Fjolla Morina në pikën doganore të Morinës. Mësohet se këngëtarja ka tentuar të kalojë kufirin e armatosur me një makinë luksoze, “Audi Q7” , të cilën ia dhuroi para 4 ditëve i dashuri i saj.

Këtë dhuratë ajo e bëri publike edhe në rrjetet sociale, teksa u surpriza nga i dashuri i saj. “Oh Zot, surprizë”, tha këngëtarja teksa pa makinën luksoze në ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë në një foto tjetër këngëtarja shkruan: “Asnjë përveç, qëndrimit të një gruaje biznesmene”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dihet ende kush ka qenë personi që i ka dhuruar këngëtares këtë makinë luksoze pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.

Postimi i këngëtares

Fjolla Morina u arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Mësohet se Fjolla Morina është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment