Aktualitet

U kap me drogë dhe peshore, arrestohet 37-vjeçari në Astir, një tjetër dhunoi gruan, arrestohen disa persona në Tiranë (DETAJE)

5 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit  në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Featured image of article: U kap me drogë dhe peshore, arrestohet 37-vjeçari në Astir, një tjetër dhunoi gruan, arrestohen disa persona në Tiranë (DETAJE) Foto Ilustruese

TIRANË– 5 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit  në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 37-vjeçar, pasi në banesën e tij në Astirështë gjetur lëndë narkotike. 

Në pranga ka përfunduar edhe Ervis Hysa, 27 vjeç, i cili ishte dënuar me me 1 vit e 4 muaj burgim me vendim të prerë nga gjykata e Apelit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  Po ashtu, u arrestua E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 37 vjeç, pasi në zonën e Astirit, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, një shumë parash si dhe dy aparate celular.

Nga specialiastët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës u bë ndalimi i shtetasit Ervis Hysa., 27 vjeç, sepse me vendimin e formës së prerë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, në çantën e dorës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë .

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Më datë 27.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. O., 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse me premtimin se do ti blinte një automjet në Gjermani, i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.

Paraprake : Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment