AktualitetShowbiz

U kap me drogë dhe armë, shtyhet gjyqi për Notis Sfakianakis, këngëtari para gazetarëve: Dua të të them një gjë…por mirë s’po flas se do e them keq

  • Arrestohet Notis Sfakianakis! Ylli i muzikës greke u kap me armë zjarri dhe 2 gramë kokainë
  • Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis që u arrestua mbrëmjen e së dielës, u paraqit sot para trupit gjykues në Athinë. Aty u vendos qe seanca te shtyhej dhe te zhvillohej me daten 2 dhjetor.
    Featured image of article: U kap me drogë dhe armë, shtyhet gjyqi për Notis Sfakianakis, këngëtari para gazetarëve: Dua të të them një gjë…por mirë s’po flas se do e them keq Kengetari grek Notis Skafakaniakis

    GREQI– Gjyqi që pritej të mbahej ditën e sotme ndaj këngëtarit të njohur grek Notis Sfakianakis është shtyrë. Për arsye të cilat ende nuk bëhen publike gjyqi pritet të zhvillohet në 2 Dhjetor, aty ku do të jepet masa e dënimit për artistin që u kap me drogë dhe armë me vete.

    Pas daljes nga gjykata këngëtari tha para gazetarëve se donte që te thoshte diçka por kishte frikën se mos interpetohej gabim.

    Unë dua të të them diçka por më mirë spo flas fare,” u tha këngëtari gazetarëve ndërsa u largua nga gjykata.

    Notis Sfakianakis u ndoq penalisht për kundërvajtje. Prokurori i raportoi Notis Sfakianakis akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes së drogës për përdorim personal.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Lajmi se Notis Sfakianakis ishte arrestuar ra si një “bombë” mbrëmjen e së dielës. Fillimisht, kishte informacione se këngëtari i njohur ishte arrestuar si pjesë e kontrollit që u bë ndaj koronavirusit. Mirëpo Sfakianakis kishte ndaluar makinën e tij në rrugën anësore të Rrugës Vouliagmeni. Policia vuri re makinën e tij luksoze dhe kur kuptuan se dikush ishte brenda, ata u afruan për një kontroll. Që në momentin e parë, Notis ishte bashkëpunues me autoritetet. Kur policia i kërkoi atij të dilte nga makina, ata vunë re një shqetësim nga këngëtari i famshëm dhe vendosën të kryejnë një kontroll të mëtejshëm.

    Kur hapi çantën e tij për t’i dhënë policisë certifikatën, njëri prej tyre pa dorezën e një arme dhe kokaine. Kur u pyet nëse ai ka një armë legalisht, Notis Sfakianakis u përgjigj se “Unë kisha një licencë në të kaluarën, por nuk e kam rinovuar atë”.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment