Aktualitet

U kap me 200 mijë paund hashash, dënohet shqiptari në Skoci: Jam nipi i një politikani të vrarë në Shqipëri, më rrezikohet jeta

Ai është shprehur se është larguar nga Shqipëria pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta atij dhe familjes së tij.
Featured image of article: U kap me 200 mijë paund hashash, dënohet shqiptari në Skoci: Jam nipi i një politikani të vrarë në Shqipëri, më rrezikohet jeta Foto ilustruese

SKOCI– Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Skoci pasi u kap me një shtëpi kanabisi me një vlerë prej 200 mijë paundësh. Bëhet fjalë për Mirjan Kastratin, i cili u arresta më datë 9 prill të këtij viti.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kastrati rrëfeu se ishte i detyruar ta bënte këtë punë pasi kishte borxhe. Prokurori i çështjes Graham Fraser tha se xhaxhai i Mirjan Kastratit ishte një politikan i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka mbetur i vrarë.

Fraser shtoi më tej se 30-vjeçari është viktimë e një grupi njerëzish dhe punon për ta pasi duhet t’u kthejë 16 mijë paund që u ka borxh për kalimin në mënyrë ilegale në Angli.

Mirjan Kastrati është arratisur nga Shqipëria para vitit 2018 pasi jeta e tij është në rrezik. Xhaxhain e tij që ka qenë një person mjaft i rëndësishëm në politikën shqiptare ia kanë vrarë. Tashmë i kërcënojnë familjen dhe duhet të shlyë borxhet,”- mësohet të jetë shprehur Prokuroria.

Por kjo dëshmi nuk mjaftoi që Gjykata mos ta dënonte shqiptarin me 30 muaj burg.

30-vjeçari Mirjan Kastrati u arrestua më datë 9 prill të këtij viti. Ai u prangos në një shtëpi ku ishin mbjellë 700 rrënjë kanabis. Nëse do të dilte në treg kjo drogë do të kapte vlerën e 200 mijë paundëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment