LIVE UPDATES
Aktualitet

U kap mbi motor me armë e 98 fishekë! Skandali i lirimit të Edmond Çekiçit, prokurorja bëri “qokën” e fundit dhe për

20 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
U kap mbi motor me armë e 98 fishekë! Skandali i lirimit të

DURRËS– Rabiana Halili, është prokurorja që liroi nga akuzat Edmond Çekiçin. Ish-magjistratja bëri “qokën” e fundit, duke liruar nga prangat Edmond Koçin me pretendimin se dyshonte që ishte me “COVID-19”. Pas marrjes së vendimit nga Halili, Këshilli i Lartë i Prokrurorisë miratoi dy ditë më vonë dorëheqjen e saj nga detyra, duke e larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë.

Edmond Koçi, pronar me 32.5 për qind në kompaninë “Liburnet 1” për ngarkim-shkarkim në Portin e Durrësit u kap nga Policia e Shtetit teksa qarkullonte me një pistoletë dhe 98 plumba. 

DETAJE NGA GJYQI 

Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe në Durrës me nofkën “Mond Çekiçi”, nuk ka qëndruar asnjë ditë në burg, megjithëse policia e këtij qyteti, në 24 shtator 2020 e arrestoi në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm. Skandali i lirimit të Edmond Koçit nga burgu, duket se është “orkestruar” nga avokatët e “Mond Çekiçit”, mjekët e Durrësit dhe prokurorja e çështjes, Rabiana Halili, e cila mësohet se gjatë caktimit të masës së sigurisë, i ka kërkuar gjyqtarit, Petraq Çuri, të lerë në “arrest shtëpie” dhe jo “arrest në burg”, Edmond Koçin, që në Durrës njihej si pjesë e klanit të “Bandës së Durrësit”.

Gjatë dhënies së pretencës para togave të zeza, prokurorja Halili ka argumentuar se: “…kemi të bëjmë me një subjekt përsëritës së veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve…”. Por masën e butë të arrestit e kërkonte, pasi “Edmond Çekiçi” ndodhej i shtruar Spitalin Rajonal Durrës, me simptoma të dyshuara të “Covid-19”, akoma të pakonfirmuara nga mjekët. Megjithatë nuk shpjegoi se si, krejt rastësisht Koçi nisi të shfaqte probleme me shëndetin, kur nga ana tjetër Policia e kishte arrestuar mbi një motor, teksa lëvizte shëndoshë e mirë dhe lirshëm në Durrës dhe me armë me vete. Nëse prokurorja do të bënte detyrën, përveç akuzave për armëmbajtje pa leje duhet të ngrinte edhe ato për përhapjen e pandemisë së koronavirusit, që në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal dënohen me burg. 

Pas lirimit në 26 shtator 2020 të Edmond Koçit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, që kishte kërkuar prokurorja Rabiana Halili, kjo e fundit iu drejtua me një kërkesë dorëheqje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar vullnetarisht largimin e saj nga radhët e prokurorisë shqiptare. Por mesa duket para largimit, Rabiana Halili, ka kryer dhe “qokën” e fundit, duke mos lejuar që Edmond Koçi, të qëndrojë në burg. Në bazë të ligjeve në fuqi, juristët sqarojnë se “akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”, parashikon një dënim që varion nga 5 deri në 7 vite burg, dhe është e patolerueshme që një prokuror apo gjyqtar të aplikojë, masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kur ligji e sanksionon saktë, se e vetmja masë që mund të jepet është “arresti në burg”.

“…në rastin e Edmond Koçit, ky është një personazh i botës së krimit në Durrës dhe i dënuar më parë për mbajtje pa lejë të armëve. Absolutisht ai nuk duhet të ishte liruar nga prokurorja, pasi është përsëritës në kryerjen e një krimi, dhe duhet të mbyllej në burg…”-tha një tjetër burim.

Kundër prokurores Rabiana Halili, ka qënë dhe gjyqtari i çështjes, Petraq Çuri, i cili argumentoi gjatë seancës gjyqësore se s’mund të cakonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“…këtu kemi të bëjmë me një person i cili ka qënë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për rrjedhojë caktimi i një mase sigurimi si ajo e “arrestit në shtëpi” nuk do t’i sigurojë organit të akuzës pjesëmarrjen e tij në hetim dhe në gjykim. Mbasi praktika gjyqësore dhe ajo hetimore ka treguar se këta lloj subjektesh, largohen dhe nuk paraqiten para gjykatës…”. Më tej gjyqtari shtonte se “…nisur nga këto tregues rrezikshmërie, gjykata vlerëson se kjo masë nuk i përgjigjet shkallës së kësaj rrezikshmërie dhe gjendjes aktuale të kriminalitetit në vend. Por kjo gjykatë, konformë nenit 244/3 të KPrP, nuk mund të japë një masë sigurimi më të rëndë se ajo që propozon prokurori, dhe për rrjedhojë pavarësisht opsioneve kundërshtuese që ajo ka, është e detyruar për efekt të ligjit ta miratojë kërkesën e caktimit të masës së “arrestit në shtëpi…”.

Në fund të vendimit gjyqtari Petraq Çuri urdhëroi që “…i arrestuari Edmond Koçi të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në Durrës, pallati i firmës “Lin-Em”, pranë pishinës dhe të mos largohet prej saj…”.

Ndërkohë që në dosjen hetimore shkruhej se: “…në 24 korrik 2020 rreth orës 10:30, pas informacionit të marrë për Edmond Koçi, se ka armë me vete dhe me të po qarkullonte me një motorr ngjyrë gri, me parga AR 757, tip “Honda”, drejtuar nga shoku i tij Orges Skënderi, policia ka ushtruar kontroll dhe ka konstatuar se Edmond Koçi, në marsupin që mbante i është gjetur dhe sekuestruar një armë tip pistoletë, prodhim austriak në trupin e së cilës kishte të shkruar “Steyr”, e kalibrit 9mm. Gjatë një kontrolli në banesë ju sekuestruar dy kuti me 98 plumba pistolete dhe plot 8800 euro…”.

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje të forcave të Policisë. Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, ishte dënuar me 2 vite burgim për akuzën sepse ishte kapur teksa qarkullonte me armë pa leje.

CILI ISHTE AKTIVITETI I KOÇIT?

Edmond Koçi, është një nga aksionerët e kompanisë “Liburnet 1” që kuperon me ngarkim-shkarkimin e mallrave në Durrës. Kjo kompani është rregjistruar në 7 korrik 2005 dhe Edmond Koçi, zotëron 32.5 për qind të aksioneve. Ndërsa aksionerët e tjerë të saj janë Altin Bejko, Ibrahim Mani dhe Elvis Mehmetaj. Futja në këtë kompani e “Mond Çekiçit” është realizuar në 19 nënëtor 2011, kur së bashku me aksionerët e tjerë i ka blerë kompaninë Petrit Hanit. Vlera e blerjes së këtij biznesi fitimprurës të ngarkim-shkarkimit në Portin e Durrësit, në vitin 2011 sipas kontratës private dhe jo të noterizuar tek noteri, ka qënë vetëm 150 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë në një raport të ministrisë së Brendshme të botuar në vitin 2016 thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj dhe persona të tjerë.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet miku i Lul Berishës, ‘Mond Çekiçi’! 12 plumba i morën jetën “të fortit” të Durrësit, Policia ka identifikuar grupin, në kërkim të autorëve (Lidhja me vrasjen e Edison Harizajt)

(Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi rabiana halili edmond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi rabiana halili

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni