Politike

“U ka thyer hundën”/ Spiropali ‘shigjeton’ Berishën: 5 gazetarë i rrinë ‘sus’, se kanë frikë nga hija e plûmbave të tij (VD)

Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit sipas saj I rrinë ‘sus” pesë gazetarë se kanë frikë nga hija e plumbave të tij.

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra për paketën Anti-Shpifje në Kuvend.

Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit sipas saj I rrinë ‘sus” pesë gazetarë se kanë frikë nga hija e plumbave të tij.

Ndërsa, lidhur me portalet, minsitrja Spiropali është shprehur se ato keqinformojnë si në rastin e tërmetit, kur qytetarët të frikësuar dolën të gjithë jashtë në mbrëmje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“U ka thyer hundën, i ka bërë të vdekur, dhe akoma kanë frikë nga hija e tij, i rrinë 5 gazetarë sus drejt, doktor-doktor, se akoma i tremb hija e plumbave të tij në bulevard. Nuk kanë asnjë fakt, jo vetëm që nuk e kanë lexuar por as e kuptojnë që bëhet fjalë për një identifikim, mos t’i duhet të shkojë në dyert e gjykatë, por të ketë mundësi të komunikojë me portalin”.Nuk e kuptojnë farë se kanë të bëjnë me një identifikim dhe qytetarët.I shpallin njerëzit kriminelë, ndiq nëpër gjyqe.Ai tjetri që është i rrethuar, thoshte dil në 11 nga tërmeti jashtë.I njëjti e shpallte Gërdecin dëmtim natyror, ndërsa tërmetin e kishte fajin kryeministri’”, ka deklaruar Spiropali.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment