Aktualitet

U intervistua nga KLP, Donika Prela ‘shokon’ me rrëfimin: Kam patur presione

Prokurorja Donika Prela është intervistuar nga KLP për SPAK. Prela tha se kishte 18 vite karrierë, vite pune të cilat e kishin shtyrë të kandidonte për SPAK.
Featured image of article: U intervistua nga KLP, Donika Prela ‘shokon’ me rrëfimin: Kam patur presione Donika Prela

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është intervistuar në Këshillin Lartë të Prokurorisë pasi konkurron për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. (Lexo këtu)

Gjatë intervistës, Prela tha se kishte 18 vite karrierë, vite pune të cilat e kishin shtyrë të kandidonte për SPAK.

Kam 18 vite karrierë dhe prandaj kam kandiduar për SPAK. Kam patur presione gjatë karrierës sime”, është shprehur më tej Prela.

Mësohet se Prela është pyetur dhe për shortin e dosjes “Shullazi”, për të cilën tha kishte bërë lëvizjet e duhura. Ndërsa lidhur me përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 të publikuara nga BILD, Prela tha se ishin çështje nën hetim. 

Prela nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe për pocesin e Vettingun, më konkretiksht me problemet e ngritura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në përgjigjet e saj, Prela i është përmbajtur atyre të dhëna në seancën dëgjimore të KPK-së.

Deri më tani numri i kandidatëve të intervistuar për SPAK që janë marrë në pyetje në KLP kanë shkuar në 6 prokurorë.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment