Aktualitet

U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF tregon ditët në Infektiv: Ishte një tmerr i vërtetë, s’kishte sapun dhe ushqim

Riza tregoi se në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, e më pas u shtrua në spitalin Infektiv.
Featured image of article: U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF tregon ditët në Infektiv: Ishte një tmerr i vërtetë, s’kishte sapun dhe ushqim Florian Riza

TIRANË– Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Riza tregoi se në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, e më pas u shtrua në spitalin Infektiv.

Por ai u shpreh i pakënaqur me kushtet në spital dhe sipas tij ishin të tmerrshme. Ai shtoi se aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja.

Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, u shpreh ndër të tjera ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Riza po ashtu falenderoi mjekët që siç tha kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Ai tashmë ndodhet në shtëpi dhe është shëruar nga virusi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment