
BEOGRAD– Presidenti i Partisë SocialDemokrate dhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Sipas mediave serbe, Tadiç është shtruar në spital në gjendje të rëndë, por tanimë gjendja e tij është përmirësuar.
Ai shkroi në Twitter se ndihej mirë dhe falënderoi të gjithë personat që ishin interesuar për të, duke mos i harruar as mjekët.
“Faleminderit të gjithëve për dëshirat tuaja për shërimin tim. Falënderime të veçanta për infermierët dhe mjekët e spitalit për punën e tyre të shkëlqyeshme! Jam mirë dhe nën terapi, vendosni maska dhe kujdesuni për veten,“-shkruan Tadiç.
(k.m/dosja.al)