Politike

U infektua me COVID-19, Veliaj vijon aktivitetin nga karantina: Bashkia Tiranë është skuadra, jo kryetari

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga prishja e godinave pranë shkollës 9-vjeçare "Kosova". Veliaj shkruan, se Bashkia Tiranë nuk është ai , por gjithë skuadra, duke lënë të nënkuptohet se puna do të vijojë njësoj edhe pas infektmit me COVID-19.
Featured image of article: U infektua me COVID-19, Veliaj vijon aktivitetin nga karantina: Bashkia Tiranë është skuadra, jo kryetari Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

TIRANË -Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj edhe pse i infektuar me koronavirus, nuk ka hequr dorë nga aktiviteti. Ai ka postuar në Facebook, disa foto nga prishja e godinave pranë shkollës “9-vjeçare” Kosova, ku parashikohet të ndërtohen terrene sportive. Krahas fotove, Veliaj shkruan, se Bashkia e Tiranës nuk është vetë ai, por e gjithë skuadra, duke lënë të kuptohet se edhe pas infektimit me virus, puna në këtë institucion do të vijojë njësoj.

Bashkia Tiranë është SKUADRA, jo KRYETARI, ndaj nuk do ndalojmë asnjë moment! Më në fund po largohen çibanët pranë shkollës “Kosova”! Mbajmë fjalën që i dhamë me Edi Rama prindërve dhe nxënësve për terrenet sportive të jashtme, po aq cilësore sa shkolla e re”, shkruan Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u infektua me COVID-19.  Ai njoftoi se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat ndaj koronavirusit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment